Dyfytyrësia/ Salianji për vizitën e Blinken: Pasurim i traditës tonë proamerikane

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pak ditë më parë iu bashkua Rithemelimit, ku kryetari Sali Berisha në qendër të çdo diskutimit të tij ka sulmin ndaj SHBA dhe sidomos ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Por Salianji nuk nguron të tregojë se është dhe proamerikanizmit.
Në një status të tij Salianji e cilëson vizitën e nesërme të sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, si një pasurim të traditës pro-amerikane të vendit tonë.
Në një reagim lidhur me këtë vizitë, ai thotë se proamerikanizmi i vërtetë duhet treguar kur vendi lufton korrupsionin, mban zgjedhje të lira dhe ku qeveria kontrollohet dhe jep llogari.
Reagimi i Salianjit:
Blinken, pasurim i traditës tonë pro-amerikane
Është mirë për Shqipërinë e për shqiptaret, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e kudo, sa herë një zyrtar i lartë amerikan viziton Tiranën.
Duhet të jemi krenar për aleancën që kemi me SHBA, për këtë pozicionim në anën e drejtë të historisë , kjo mbi të gjitha vjen nga sentimenti e orientimi i shoqërisë, i njerëzve i kombit që ka rrokur në masë dërrmuese vlerat perëndimore.
Raporti special e i ngrohtë që kemi me SHBA është në radhë të parë meritë e qytetarëve, më tej e politikanëve.
Ka qenë lajm i mirë për ne kur erdhi Colin Poëell, Madeleine Albright, John Carry, Hillary Clinton, dhe ngjarje kulminante vizita e George Bush, ku u pohua ajo që ndodhi pak më vonë, pavarësia e Kosovës.
Mbërritja e Antony Blinken pasuron këtë traditë të çmuar, dhe e veçon Tiranën tonë si qendër e rëndësishme në rajon, e pikë kyçe e partneriterit strategjik.
Jam i bindur se këto marrëdhënie nuk duhen marrë asnjëherë si të mirëqena, ato duhen ushqyer vazhdimisht. Ajo që lypset ne të bëjmë në këtë drejtim është jo e lehtë. Më së pari, kemi detyrën ta ngremë Shqipërinë në stadin e një vendi normal demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut, ku luftohet korrupsioni, ku mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, ku pushtetet janë të ndara e ku qeveria kontrollohet e jep llogari. Në këtë mënyrë ne tregohemi në të vërtetë pro-amerikanë dhe meritojmë mbështetjen e shtetit më të rëndësishëm të globit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



