“E kam dashur dhe e dua”. Kryemadhi: Dikur mund të kisha vrarë veten për Metën, tani e vras për fëmijët e mi

22 Tetor 2024, 14:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“E kam dashur dhe e dua”. Kryemadhi: Dikur mund të kisha

Monika Kryemadhi e mbylli me nota të larta emocionale konferencën për media të thërritur për të komentuar hetimin ndaj saj dhe arrestimin e ish-bashkëshortit, Ilir Meta.

E kam dashur dhe e dua Ilir Metën”, tha Kryemadhi.

Çdo gjë e kam menduar, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kam menduar kurrë”.

“Nuk ka rëndësi çfarë bën Ilir Meta. Ai është babai i fëmijëve të mi. Është njeriu që më ka bërë kjo që jam, më ka lënë të jem gjithmonë e lirë, e drejtpërdrejtë dhe impulsive, edhe pse me kosto/. Por kur një gjë mbaron, mbaron, nuk e mban dot me zor”.

E pyetur nëse do të rikthehej me Metën, Kryemadhi tha: “Mendoj që prioritetet e një gruaje si puna ime janë fëmijët. Ndoshta në një moshë të re mund ta vrisja veten për Ilir Metën, si Romeo me Xhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi”

Po ndodh...