E propozuar nga PS, Balaj zgjidhet si kryetare e bashkisë së Himarës me ndihmën e Rithemelimit

E propozuar nga Partia Socialiste, Këshilli i Himarës ka komanduar Blerina Balajn si kryetare të bashkisë Himarë.
Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.
Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 nga Rithemelimi ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla, ku 15 prej tyre votuan pro, që do të thotë se edhe nga Rithemelimi ka patur mbështetës për propozimin e Blerina Balajt në krye të Bashkisë.
“Së pari më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i bashkisë Himarë do të jetë e përqëndruar në punë me qëllim permbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit,"-u shpreh Bala.
Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros.
Jorgo Goro u vu në pranga ditën e shtunë më datë 23 mars.
Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Prej kohësh është përfolur për një kryetar tjetër në bashkinë e Himarës, pasi kandidati që fitoi më 14 maj, Fredi Beleri ndodhet në burg, ndërsa Goro ushtronte detyrën ende megjithëse humbi zgjedhjet.
-
-
Sekretariati i Etikës anulon votimin e 7 marsit në Kuvend
29 Mars, 12:33 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



