Himarë/ Urimi i parë për Blerina Balajn: Besojmë se do të vazhdojë rrugën e Goros!

Pasi rifilloi mbledhjen në orën 12:00 duke u mbyllur dyert qytetarëve, Këshilli Bashkiak i Himarës ka vendosur me 16 vota pro, futjen në rendin e ditës të zgjedhjes së kryetarit të komanduar të Himarës.
Këshilltarët e Partisë Socialiste kanë propozuar për të zgjedhur nënkryetaren Blerina Balaj, të ulur të gjithë në një tryezë përballë mediave.
Me 15 vota pro për kryetarin e ri të komanduar të bashkisë, këshilltarët kanë zgjedhur automatikisht Balajn.
“Mbaroi, vazhdojmë me pikën tjetër të rendit të ditës,” u dëgjua.
Drejtuesi i Këshillit e mbylli mbledhjen me një urim për të sapozgjedhurën që pason Fredi Belerin dhe Jorgo Goron:
"Unë dua të falënderoj edhe kryetaren që mori detyrën. Besoj se do të vazhdojë atë rrugën që ka ndjekur ai kryetari i mëparshëm Gjergji Goro sepse bashkia e Himarës ka nevojë shumë për një kryetar.”
-
Sekretariati i Etikës anulon votimin e 7 marsit në Kuvend
29 Mars, 12:33 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



