E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti socialist!

9 Mars 2025, 19:51 / POLITIKË ALFA PRESS

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti

Ish-deputeti socialist Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçre. Burime familjare njoftuan se Andisi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej javësh shtrohej shpesh në spital.

Ai ka qenë një nga politikanët aktive në PS, dhe i zgjedhur për dy mandate deputet. Harasani spikati gjatë lëvizjes për mendrim ndryshe në PS.

Gjithashtu ai ka qenë edhe drejtori i KESH gjatë qeverisjes të kryeministrit Nano.

Andis Harasani ishte një bankier i kalitur. Njohës shkëlqyer i menaxhimit bankar edhe në rang ndërkombëtar dukë qenë ekspert në fushat si rishikim kredie, kredi, ristrukturim të borxhit, kapital sipërmarrës dhe përvojë kreditimi me rrezik sovran që mbulon aktivitetet bankare të korporatave, tregtare dhe të komunitetit. Ai mori pjesë aktive në ekipin menaxhues për ngritjen e katër bankave tregtare në tre vende të ndryshme.

Harasani prej disa vitesh jetonte në SHBA me familjen e tij. Stafi i Alfapress.al i shpreh ngushëllimet familjarëve miqve dhe të afermve të tij!