'E urrej ta bëj, por faleminderit', Edi Rama për Yuri Kim: Ke qenë gur themeli

27 Prill 2022, 10:35 / POLITIKË ALFA PRESS

'E urrej ta bëj, por faleminderit', Edi Rama për Yuri Kim:
Kryeministri i vendit Edi Rama në mbledhjen që u zhvillua ditën e sotme me kompanitë nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk ka harruar të falenderoj edhe ambasadore amerikane në Shqipëri Yuri Kim. Ndër të tjera ai është shprehur se furnizimi me energji është pjesa më e rëndësishme për një vend.  

“Ka mijëra arsye për të parë drejt të ardhmes me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, sepse nuk ka më dyshim. Edhe pse kompanitë  kompanitë në fjalë që shohim këtu vlejnë miliarda, por nuk paguajnë bileta për të ardhur në Shqipëri.

Të gjithë zotërinjë janë këtu për të investuar dhe për arsye biznesi. Dhe për të na u bashkuar ne. Në mbyllje dua të kujtoj ish-Presidentin Donald Trump. Ai ka mbajtur nja fjalim të gjatë duke shpjeguar sa e rrezikshme është që të kesh varësi nga gazi rus. Dhe koha na tregoi se është vërtetë e rrezikshme dhe se duhet ta përballonim këtë gjë në këtë kohë kaq të shkurtër. Duhet të realizojmë këto projekte në këtë kohë të shkurtër. Disa vite më parë askush s’e imagjinonte dhe sot kemi në dorë të bëjmë të mundur këtë projekt dhe e urrej ta them por më duhet ta falenderoj ambasadoren amerikane sepse ka qenë gur themeli në këtë gjë. Furnizimi me energji është pjesa më e rëndësishme. pse e urrej? Spese të falenderosh perandoritë nuk është fort…por pas 30 vitesh SHBA na jep vërtet energji, Jeta kështu e paska,” ka thënë kryeministri Edi Rama.

 

Po ndodh...

ide