'SHBA-ja dhe Evropa po përballen me sfida të reja', Kim: Siguria energjetike e lidhur me sigurinë kombëtare

Në konferencën që po zhvillohet ditën e sotme me kompanitë enegjetike nga SHBA dhe BE-ja, ka marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Kim u shpreh se siguria energjitike është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare. Diplomatja shtoi se pushtimi rusi i Ukrainës ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë.
“Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Kemi nevojë që të kemi më shumë gaz sjellësa. SHBa dhe Evropa po përballen me një realitet të ri me sfida të reja. Sot shpresoj që të zhvillojmë ide reale.
Siguria energjetike ka qenë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bën atë edhe më të dukshme. Të gjejmë rrugë të reja përpara për sigurinë energjetike dhe klimatike. Kjo është një nga arsyet kryesore pse u ndërtua gazsjellësi transadriatik. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues nga sektori privat dhe qeveri të rajonit për të gjetur zgjidhje përballë këtyre sfidave”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


