Edi Rama mbledh ministrat kyç të sigurisë, takim kokë më kokë me Lamallarin dhe Toni Gogun
24 Mars 2026, 10:25 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në "Vilën 30" dy ministrat e kabinetit të tij, Besfort Lamallarin dhe Toni Gogun.
Sipas informacioneve paraprake, i pari që ka mbërritur në takim ka qenë ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili është takuar kokë më kokë me kreun e qeverisë. Takimi mes tyre ka nisur rreth orës 09:00 dhe ka zgjatur për më shumë se një orë e gjysmë.
Më pas, në ambientet e Vilës 30 është parë të hyjë edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, çka ka shtuar interesin sa i përket çështjeve që po diskutohen mes tyre.
Ende nuk dihet nëse ky takim lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit politike në vend apo nëse bëhet fjalë për një mbledhje rutinë në kuadër të punës së ministrisë së Brendshme, dhe asaj të Drejtësisë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
