Gara për kreun e Policisë së Shtetit, e dërguara me punë e SHBA, VonHorn mbërrin në Ministrinë e Brendshme
24 Mars 2026, 11:43 / POLITIKË

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn sapo ka hyrë në Ministrinë e Brendshme.
Kjo vizitë vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.
Procesi po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
