Protesta e radhës e PD? Flet Berisha: Shumë shpejt data dhe ora për kryengritjen më të fuqishme

Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi se shumë shpejt do të bëhet e ditur data dhe ora e protestës së radhës. Berisha theksoi se kryengritja paqësore do të vazhdojë pa u ndalur deri në rrëzimin e regjimit.
Ai gjithashtu ka hedhur akuza ndaj kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukut dhe kanë vjedhura shqiptarët.
“Ju jeni dëshmitar të jehonës së jashtëzakonshme, gazetat më të mëdha paraqitën revoltën e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Në protestë shndriti zëri i qytetarëve shqiptarë kundër një grushti hajdutësh të papërgjegjshëm dhe nxiu me zift figurat e urryera të shqiptarëve, Edi Rama dhe lubi Balluku. Garantoj shqiptarët se PD është e vendosur që kryengritjen paqësore të vazhdojnë me vendosmëri dhe nuk do tolerojë kurrë që një dyshe hajdutësh të vazhdojnë të vjedhin të pangopur duke përdorur mandatet e tyre si thika krimi. Edi Rama vërtet në një betejë me një prokuror guximtar përdori të gjithë pushtetin për të mposhtur dhe për ta vënë në pah sië del tani në kontroll SPAK, po nuk do të vërë kurrë në kontroll dinjitetin e shqiptarëve. Ftoj shqiptarët në datën dhe orën e caktuar që do jetë shumë e shpejtë në kryengritjen më të fuqishme”, tha ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
