Hetimet për ngjarjen e 21 Janarit, xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK! Takim me kryeprokurorin Klodian Braho

24 Mars 2026, 12:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hetimet për ngjarjen e 21 Janarit, xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK!

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili është një nga katër protestuesit e vrarë gjatë 21 Janarit në 2011, ka shkuar mesditën e sotme në ambientet e SPAK ku do të ketë një takim me kryeprokurorin Klodian Braho.

Në fokus të këtij takimi pritet të jetë ecuria e hetimeve për ngjarjen e rëndë të 21 Janarit, dosje e cila është trajtuar si krim shtetëror, dhe është marrë nën hetim nga SPAK.

Kujtojmë se në korrik të 2024-ës, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskopetencë për dosjen e “21 Janarit” duke ia dërguar kështu dosjen hetimore Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas njoftimit të SPAK, janë regjistruar hetimet për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" në bashkëpunim, "Shpërdorim i detyrës" në bashkëpunim, dhe "Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës" në bashkëpunim.

Po ndodh...