Nga procesi i adresave te ligji i ri i IKMT.../ Rama mblodhi ministrat në “Vilën 30”, zbulohet çfarë po diskutojnë

24 Mars 2026, 11:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga procesi i adresave te ligji i ri i IKMT.../ Rama mblodhi ministrat në

Kryeministri Edi Rama prej të enjtes ka nisur një seri takimesh në “Vilën 30” me secilin ministër të kabinetit qeveritar.

Takimi i parë është zhvilluar me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçin.

Ndërkohë gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se këto takime pune vijuan këtë të martë me ministrin e punëve të Brendshme Besfort Lamallari dhe më pas atë të Drejtësisë, Toni Gogu. Burime nga Ministria e Brendshme treguan se në këtë takim nuk është folur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Formati i takimeve është konceptuar ministër, sekretar i Përgjithshëm dhe drejtor dikasteresh.

Burime në dijeni të këtyre takimeve, treguan se bëhet fjalë për analizim të punës së deritanishme të secilës ministri, përfshirë zbatimin e prioriteteve.

Mësohet se në mbledhje u diskutua mbi procesin e adresave, hartimi i ligjit të ri të IKMT, si edhe qasja e re për prefektët që të marrin më shume përgjegjësi dhe fuqi në territor.

Të pranishëm në takimin e Ramës ishin ministri Besfort Lamallari që shoqërohej nga zv/ministrat, drejtues të agjencive në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe anëtare të kabinetit të ministrit Lamallari.

Këto takime pritet të përmbyllen deri në fund të kësaj jave.



Po ndodh...