"Edi Rama i ka shitur Sazanin, dhëndrit të Trump"/ Berisha gëlltitet: Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, nuk kam dijeni...
Gjatë konferencës me gazetarër, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se çfarë qëndrimi ka për "shitjen" që kryeministri Rama po i bën ishullit të Sazanit te dhëndri i presidentit amerikan Jared Kushner. Kreu i PD, pas kësaj "pyetje me spec", u tregua i rezervuar duke deklaruar se nuk ka asnjë informacion zyrtar apo provë, që vërteton shitjen e ishullit të Sazanit.
Ai theksoi se sipas ligjeve shqiptare, është e mundur dhënia me 1 euro e pronave publike për periudha të caktuara, por nuk ka dijeni që ishulli të jetë dhënë apo shitur nga qeveria shqiptare apo kryeministri Edi Rama, të cilin ai e cilësoi si “kreu i organizatës kriminale".
"Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje.
Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatë skriminale, Edi Rama personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë", tha Berisha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
