EMRAT/ Aksioni i SPAK në Kukës, në kërkim dy kushërinjtë. Akuzohen se shpërndanin para për PSD-në e Tom Doshit
10 Maj 2025, 22:03 / POLITIKË

Detaje të reja mësohen nga aksioni i policisë dhe SPAK në Kukës, ku u shpallën në kërkim dy persona për dyshimin e kryerjes së krimeve zgjedhore.
Mësohet se dy personat e shpallur në kërkim, Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë kushërinj dhe dyshohet se shpërndanin para duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.
Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e tyre, megjithëse nuk bëhet e qartë se çfarë kanë arritur të gjejnë.
“Vijon puna intensive për kapjen e tyre”, njoftoi më herët policia e Kukësit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

