Erion Veliaj "në fushatë" për zgjedhjet bashkiake, inaguron shkollën që që do hapet pas një muaji

12 Gusht 2022, 12:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Erion Veliaj "në fushatë" për zgjedhjet bashkiake,

Ndonëse zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës po afrojnë, sulmet mes ish-presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj sa vijnë e bëhen më të ashpra.Prej kohësh në korridoret e politikës flitet se Ilir Meta do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale.

Ndërkohë që ditën e djeshme në një konfedencë media, teksa është pyetur nga gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka lënë të hapur mundësinë se do të kandidojë për kryetar bashkie.

“Tirana është prioritet për mua se ndej detyrime për këtë tragjedi që i ka ndodh qytetit tonë… Vërtetë humbëm 10 vjet por ndëshkimi do jetë i tillë që për 100 vite askush s’mund të luaj me interesin publik”, u shpreh Meta.

Ndërsa, akuzave të Ilir Metës se e ka bërë Tiranën të pajetueshme, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur sërish sot gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.

“Kanë nga ata që e quajnë veten çuna të pazarit dhe e kanë nostalgji për Tiranën e fuksave dhe ngatërrojnë Tiranën me Kabulin. Por realiteti është ky, që siç erdhën këta nga qytete të tjera e ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne të dy, kështu do ofrohet dhe jeta në tiranë për këta studentë që janë këtu, 9 nga 10 do rrinë në Tiranë, s’do kthehen në qytete  tjera.

Është pa sens ta ngatërrosh Tiranën me Kabulin, kur ke hallin e ish sigurimit, por është racizëm të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, kur vetë je histori suksesi në këtë Tiranë, u bëre Kryeministër, President. U hap për ty Tirana, u hap për të tjerët”, ka thënë Veliaj gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.

Veliaj tha se edhe ata politikanë që edhe 30 vite i kanë patur të gjitha detyrat e shtetit, të mësojnë nga emri Bashkim Fino, "që na bëri bashkë në ditët më të vështira, ndërsa sot edhe pse jemi në ditët më të mira dhe ka njerëz që duan të na përçajnë, kjo ska për të ndodhur. Sa kohë do i japim fëmijëve shkollat më të mira, sdo kemi më fuksa". 

 

Po ndodh...