Çështja “Beleri”/ Mblidhet sot në Tiranë Asambleja e Kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë

Ditën e sotme, në orën 13:30 do të mblidhet Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë, ku do të diskutohet çështja Beleri.
Pjesë e kësaj konference do të jetë Dhimitros Vervesos, kryetari i Dhomës së Avokatëve dhe Patrick Henry, president i Avokatëve pa kufi.
“Ju njoftojmë se ditën e Hënë, 18 shtator, ora 13.30 Asambleja e Kryetarëve të Dhomave të Avokatëve të Greqisë organizon në Maritim Hotel Plaza, konferencë shtypi me temë: Çështja Beleri – Të Drejtat e Njeriut. Në konferencën e shtypit do të flasin:
Lexo edhe : Ngjela plas deklaratën: Beleri i rrezikshëm, me veprimtari antishqiptare të tmerrshme
– Dhimitrios Vervesos
Kryetar i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë
– Patrick Henry
President i Avokatëve pa kufi
Ish Kryetar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Counsil of Bars and Laë Societies of Europe (CCBE)”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se, Athina zyrtare ka mbajtur qëndrim ndaj Shqipërisë, duke thënë se nuk po respektohen të drejtat e pakicës kombëtare. Në deklarata të ndryshme ata kanë kërkuar lirimin e tij, duke “kërcënuar” se kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
