Sulmet e Berishës dhe Metës ndaj SPAK, Elezi: Kanë sjellje agresive sepse do përfundojnë në burg!

11 Nëntor 2024, 19:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Sulmet e Berishës dhe Metës ndaj SPAK, Elezi: Kanë sjellje

‘Veprime normale të njerëzve që ndihen në faj dhe duan që të mbrohen, sepse do të përfundojnë në burg’.

Kështu i ka cilësuar akuzat e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj SPAK dhe kreut të tij Altin Dumani, ish- kreu i PD Kukës Ibsen Elezi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Ai u shpreh se Meta dhe Berisha po bëjnë këto akuza, pasi nëse futen në burg rrezikojnë që të humbin çdo gjë qe kanë fituar deri më tani.

Ata po përdorin çdo mjet të mundshëm. Këto janë veprime normale të njerëzve që ndihen në faj dhe duan që të mbrohen. Por, SPAK ka mbështetje të madhe nga opinioni publik. SPAK në raport me politikanët ka realizuar një pjesë të pritshmërisë së tyre. Është normale që të bëjnë kërcënime, ata kanë sjellje agresive sepse do të përfundojnë në burg dhe pastaj rrezikojnë që të humbasin çdo gjë që kanë fituar me vite të tëra’, tha ai.

 

Po ndodh...

ide