Sulmet ndaj SPAK, Kryemadhi: Unë bëj politikë, jo si Ilir Meta...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fjalën e saj për mediat pasi për disa u mor në pyetje në SPAK, tha ndër të tjera se ajo ndahet nga qëndrimet e bashkëshortit të saj, Ilir Meta, sa i takon Prokurorisë së Posaçme.
Ajo shtoi se beteja e saj nuk është me drejtësinë, por është politike.
Meta gjuhë të ashpër ndaj SPAK, keni ju besim te ky institucion?
Kryemadhi: Vazhdoj t’i qëndroj cdo deklarate time, lidhur me reformën dhe sistemin në drejtësi. Vazhdoj t’i qëndroj dhe nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë as sistemin ku jetojmë dhe punojmë.
Nëse do të sfidoja, nuk do të isha në deputetet e pakta që ka dorëzuar 6 padi për inceneratorët.
Sigurisht që të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike. Prokurorët do të bëjnë punën e tyre.
Ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK.
-
Mbi 5 orë në SPAK, Kryemadhi tregon arsyen: Isha si person që ka dijeni!
12 Qershor, 15:37
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

