'Father, I'm coming home'/ Rrugëtimi i Bardhit drejt babës së ri politik!

12 Shkurt 2024, 17:27 / POLITIKË ALFA PRESS

'Father, I'm coming home'/ Rrugëtimi i Bardhit drejt

Gazment Bardhi vendosi të rikthehet sot tek selia të cilën e mbrojti ndaj njeriut, që sot e rreshtoi në bunkerin e tij. 

'Father, I'm coming home', (Baba Berisha, po rikthehem në shtëpi), ishte sot lajmi që dha para medieve Bardhi. 

Por le t'i hedhim një sy se si ka qenë marrëdhënia, dy vite më parë.

07 Janar, 2022 një ditë para se selia e Partisë Demokratike të sulmohej nga militantët e Rithemelimit seli dhe nga ku mbajti fjalim sot, Gazment Bardhi, u shpreh se Sali Berisha po kërkon gjakderdhje në PD, ndërsa theksoi se ky skenar i tij do të dështojë.

Bardhi deklaroi se selia e PD nuk është strehë për Berishën si non grata e familjen e tij, e as për elementë të kriminalizuar.

8 janar 2022 Bardhi del me këmishë nga selia dhe  i kërkoi policisë që të lejonte hyrjen e gazetarëve.

“Lejoni që të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha.”, tha Bardhi.

 12 Janar 2022 Berisha shprehet se selia e PD do të kthehet në kulla dhe hotele.

Përgjigja e Bardhit: 

Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berishës. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen.

Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e Sali Berishës ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.

Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhën të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

12 shkurt 2024- Bardhi rikthehet në shtëpi njofton ribashkimin me Rithemelimin

Me 'mikun e tij' që bashkëpunon me oligarkët, (siç Gazmenti pretendon), në krah dhe me një krekosje që siç duket i ka premtuar shumë (ati politik) që në fund do të ketë zhgënjime siç ndodh rëndon kush bashkëpunon me Berishën, tha ndër të tjera: 

Bashkimi është forcë dhe jo dobësi. Bashkimi është rruga e vetme për një mëndje racionale. Partia Demokratike me aktin e bashkimit, pas një udhëtimi në errësirë, i kthen dritën vetes dhe duhet ti kthejë shpresën shqiptarëve.

I kthen dritën vetes? Dritën më kë? Me 'atin tënd të ri politik' që ti e ke akuzuar për vrasje?! 

Me 'atin tënd të rradhës politik' që është në arrest shtëpie nga SPAK dhe non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe?!

Apo me miqtë e 'atit tënd' si me Flamur Nokën që vetë ai e ka akuzuar për korrupsion?!

Shpresojmë që kësaj radhe 'ati politik' të jetë pak më zemrëgjerë dhe mos t'ju ndjek nga pas me gazlotsjellës dhe me hunj, nëse nuk i hyni më në punë për betejën me SPAK dhe perëndimin!/Alfapress.al

 

 

 

 

Po ndodh...