Fati politik i njerëzve të Gaz Bardhit

5 Shtator 2023, 17:00 / IDE NGA ERGYS MëRTIRI

Fati politik i njerëzve të Gaz Bardhit

Deri para një viti Berisha e akuzonte Bardhin si përgjegjës për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. Po ashtu mediat e tij, e etiketonin PD-në zyrtare si Shoqata Basha-Bardhi, duke iu referuar termit shoqatë, si stigmë seksuale të huazuar nga një zhargon i vjetër, sipas të cilit, “i shoqatës” quhej çdo burrë me orientim seksual të dyshimtë.

Ironikisht sot Berisha gëlltiti gjithçka (siç ka bërë vazhdimisht, me qindra herë) duke pranuar të bëhet tashmë lider i shoqatës Berisha-Bardhi.

Nga ana e tij, Bardhi e ka akuzuar Berishën si vrasës të 26 njerëzve në Gërdec apo edhe si bashkëpunetor me bandat mafioze të Elbasanit të cilat e kanë ndihmuar për të konvertuar me dhunë demokratët në foltoristë. Ai ka pohuar ndërkohë se, nuk është Saliu, por i biri i tij, që drejton PD-në sipas interesave të tija financiare. “Babi i Zenit”, e quante Bardhi liderin e foltores.

Sot Bardhi u rreshtua nën armë në ushtrinë nongrata të babit të Zenit, duke lëpirë gjithçka që kish pështyrë pak kohë më parë. Ndërsa dje deklaronte se Berisha mbështetet nga Rama, bandat dhe oligarkët e tij, sot ai deklaron se është Basha që po mbeshtetet nga Rama për të mbajtur PD-në.

Që të dy, Bardhi dhe Berisha kanë për detyrë tashmë t’iu shpjegojnë shqiptarëve nëse janë duke bërë realisht aleancë mes kriminelësh, apo mes mashtruesish që genjejnë qytetarët për interesa politike.

Cfarë ka ndodhur që Bardhi ka ndryshuar mendje në mënyre kaq ekstremisht të kundërt?

Me cfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, ai sot duhet të ishte edhe më i bindur nga çka qenë kur i ka bërë këto deklarata. Zgjedhjet e 14 majit provuan se Berisha nuk ka asnjë shanc ta ngrejë opozitën dhe bashkimi me të është nul, ndërkohë që kulla gjigande e korrupsionit 64 katësh, të cilën Rama ia dhuroi si aset foltores në ditë halli, kur revolucioni ka nevojë për karburant, provoi se foltorja nuk është aspak në armiqësi me qeverinë. Atëherë, përse detyrohet Bardhi të bëjë kapërcime të tilla?

Në fakt qendrimet e tij nuk kanë të bëjnë aspak me të vërtetat, por nevojën e tij për të gjetur tashmë fije kashte ku të kapet, pas dështimit të tij dhe grupit që e ndjek për të marrë PD-në. Pas dorëheqjes së Bashës, mesa duket orekset u rritën dhe aktivizuan vizione delirante mbi të ardhmen ku, mesa duket Gazi filloi ta projektojë veten Kryetar. Lufta kundër Alibeajt dhe pengimi i tij për të vijuar aktivitetin politik, ku PD-ja nuk mundi të organizojë dot asnjë takim, mbledhje apo aksion politik. Më pas, Bardhi dhe të tijët luftuan me forcë që PD-ja të mos hyjë në zgjedhje, duke e lënë fushën bosh ndaj Berishës, e për të mos u mjaftuar me kaq, pas zgjedhjeve ata luftuan me ëdo mjet që PD-ja të mos riorganizohet, por të presë, në emër të një reflektimi pa kuptim, derisa të “piqen kushtet”, për të rizgjedhur strukturat e saj.

Kur të gjitha këto dështuan dhe grupi i Bardhit doli zbuluar, ai tashmë gjendet jashtë çdo mundësie për të pasur një rol në politikë. Të mbetur në rrugë të madhe, Berisha është e vetmja derë ku mund të përplasin kokën, paçka se edhe aty nuk mund të kenë asnjë të ardhme. Por realiteti është i hidhur. Berisha do ti shfrytëzojë ata, për sa kohë i duhen numra në parlament, dhe më pas do ti flakë në rrugë, kur të mos iu duhen më.

Ky është fakti i të gjithë atyre luajnë pa parime dhe në paaftësi për ti mbajtur orekset në një nivel që iu përputhet me takatin real që kanë politik.

Po ndodh...

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128