Festa e Pashkës, mesazhe urimi për besimtarët katolikë

17 Prill 2022, 13:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Festa e Pashkës, mesazhe urimi për besimtarët katolikë

Përfaqësues të politikës dhe trupit diplomatik uruan sot besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës, duke theksuar se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të ringjallur në secilin prej nesh tolerancën, dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.

Xhaçka: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për shpresën tek e ardhmja 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

“Gëzuar Pashkët katolike! Gëzuar këtë ditë, simbol të ringjalljes! Sot më shumë se kurrë, pas dy vitesh të vështira e në një botë të trazuar, që simbolizon kjo ditë e shenjtë”, shprehet Xhaçka.

Veliaj: Pashkë të gëzuara

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkës.

“Në një ditë të bekuar si kjo, ju uroj pashkë të gëzuar”, shprehet Veliaj.

Manastirliu: Pashkët simbol i shpresës, dashurisë 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu uroi besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

“Pashkët janë simbol i shpresës, dashurisë dhe gëzimit të jetës. Paçi një ditë të bekuar”, tha Manastirliu.

Kumbaro: Shpresa për mbretërimin e paqes, më kuptimplotë se asnjëherë

“Në këtë të dielë Pashke Katolike me urimin për të qenë të gëzuar e të bashkuar dhe ku shpresa për mbretërimin e paqes është më kuptimplotë se asnjëherë. Siç Papa Françesku tha, “edhe në terrin më të dendur, shkëlqen ylli i mëngjesit.” Për shumë mot Pashka”, shprehet Kumbaro.

Kim: Festojmë triumfin e jetës mbi vdekjen

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim uroi sot besimtarët për festën e Pashkës.

“Në Pashkë, ne festojmë triumfin e jetës mbi vdekjen, të mirës mbi të keqen, shpresës mbi dëshpërimin. Zoti na bekoftë të gjithëve. Gëzuar Pashkët”, thekson Kim.

Po ndodh...

ide