Feston ditëlindjen, Meta reagon nga burgu: Faleminderit!

24 Mars 2025, 22:31 / POLITIKË ALFA PRESS
Feston ditëlindjen, Meta reagon nga burgu: Faleminderit!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje, ndërsa ka ndarë një video me mesazhet e urimeve që ka marrë sot.

Gjithashtu, përbri videos Meta ka ndarë edhe një mesazh politik, ku bën thirrje që në qarkun Tiranë të votohet emri i tij, i cili gjendet në listën e hapur të kryeqytetit në kolacionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

“Meta për Tiranën – Garanci për demokraci!”, shkruan ai.

"Faleminderit nga zemra të dashur miq dhe dashamirës të shumtë për çdo urim për ditëlindjen dhe solidaritetin tuaj të jashtëzakonshëm!

Me votat tona plebishitare ta kthejmë 11 Majin në një Fitore Madhështore të Lirisë për Shqipërinë tonë Madhështore!

Voto Ilir Metaj në Qarkun Tiranë! Voto koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Meta për Tiranën – Garanci për demokraci!"

Po ndodh...