Fjalimi arrogant/ E refuzuan në Strasburg, Rama reagon duke sulmuar opozitën në Shqipëri!

13 Tetor 2022, 12:51 / POLITIKË POST SKANDALIT

Fjalimi arrogant/ E refuzuan në Strasburg, Rama reagon duke sulmuar

Pas fjalimit në Asamblenë e Këshillit të Europës në Strasburg, i cili nga shumë deputetë të Parlamentit Europian u quajt skandaloz, Edi Rama më në fund ka reaguar në lidhje me mospjesëmarrjen në darkën e organizuar nga delegacioni shqiptar të disa prej të ftuarve.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama, thotë se arsyeja që kishin dhënë refuzuesit është se, “nuk ishin ndjerë mirë pas fjalimit”. Sipas tij, fjalimi u ka rënë si një rrufe në qiell të pastër dhe theksoi se atyre do t’u duhet kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë.

Por ajo që bie në sy në këtë shënim të shkurtër justifikues është fakti, se kryeministri edhe një refuzim që ju bë nga krerët e KE në Strasburg për arsye të arrogancës së tij në Asamble, ja ka “faturuar” opozitës këtu në Shqipëri, duke i quajtur “e djathta e non gratave dhe rublave”.

Reagimin e kryeministrit Edi Rama:

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg ,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra.



 

Po ndodh...

ide