
Fletët e votimit/ KAS rrëzon kërkesën e koalicionit, emri i Berishës nuk do të vendoset krah “Bashkë Fitojmë”

“Bashkë Fitojmë” pa kryetar.
KAS vendosi në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të vendosur emrin e Sali Berishës në fletën e votimit si drejtues i këtij koalicioni.
“Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi me shumicë votash pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD sa i takon pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive udhqëheqëse të koalicioneve “Bashkë Fitojmë” dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” në fletën e votimit, rrëzimin e kërkesës së PD për pasqyrimin e shkronjave nistore të partive përbërëse të koalicioneve përbri emrit të koalicioneve përkatëse, rrëzimin e kërkesës e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë për vendosjen e emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha anëtari Koli Bele.
PL iu drejtua KAS-it me një shkresë pak para nisjes së mbledhjes ku thuhej: “Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha” thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.”
-
-
Dy denoncimet e Berishës për viktimën Ardian Nikulaj
19 Prill, 17:47 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128