
Foltorja hedh poshtë gjithë pretendimet dy vjeçare, njohin Bardhin edhe pse e kanë shkarkuar njëherë!

Teksa sot PD njoftoi se postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha ia kishte deleguar deputetes Flutura Açka, vjen një reagim nga Edi Paloka. Në një lidhje përmes skype në News24, Paloka tha se grupimi që ai përfaqëson nuk e njeh Açkën si kryetare grupi, por Gazment Bardhin duke harruar pretendimet e dy viteve te fundit.
Madje ai tha se me Bardhin nuk i kishin mbyllur asnjëherë negociatat.
“Unë kam reaguar në seancën tjetër kur zonja Nikolla bëri një gafë të ngjashme, në fakt nuk mund ta quash gafë pasi është bërë me qëllim e nxitur nga Rama. Kur ne dërguan Luciano Boçi si kryetar grupi qenë pikërisht zonja Nikolla që tha se kryetarët e grupeve nuk i zgjedhin partitë por grupet parlamentare. Mbi të gjitha është grupi. Me rregulloren e parlamentit është grupi që përcakton se kush është kryetari i tij. Është loja e Ramës, loja e Bashës.
Ramës i intereson të ketë një opozitë kukull sic është ajo e Bashës dhe Alibeajt. Nëse arrin ta kalojë këtë moment pra ta quajë Bashën kryetari grupit të PD-së i leverdis se do të thotë e kam opozitën. Ju ka dalë boja, është bërë dhe qesharak. Ka vajtur i ka thënë zotit Bardhi nuk e di kush e ka çuar atë shkresë ndërkohë që e ka firmosur vetë. Grupi parlamentar i PD-së është ai që ka dalë nga zgjedhjet. Zonja Nikolla nuk ka deklaruar Flutura Açkën si kryetare grupi, ka lexuar një shkresë që i ka ardhur. Nuk ka dhënë një përgjigje definitive për këtë çështje dhe fakti është që deri më sot vazhdon të jetë Gazment Bardhi kryetar grupi.”, tha Paloka.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128