Foto-Lajm/ Berisha njofton konferencë pas katastrofës në Kukës, ndjekësit e "masakrojnë": Ik bashkë me Metën!
Duket se humbja katastrofike, (Edhe më e madhe se e 14 majit), në zgjedhjet në Kukës, ka qenë pika e fundit në gotën e mbushur plot për demokratët në gjithë vendin.
Kjo duket në reagimet e shumta të pa para më herët, në murin e vetë Sali Berishës në Facebook. Vetëm brenda pak minutash pasi njoftoi aty se do të dalë në orën 12.00 në një konferencë të jashtëzakonshme për zgjedhjet në Kukës, dhjetëra demokratë dhe qytetarë, kanë "masakruar" me komentet e tyre kreun e Rithemelimit.
Gati të gjithë në rezonancë i kërkojnë përgjegjësi si humbës serial që kur është rikthyer dy vite më parë, si dhe të largohet duke marrë me vete edhe aleatin e tij Ilir Metën.
Disa nga komentet e qytetarëve:
“Koha të largohesh është sot nëse nuk do që opozita të vdesë fare. Ja pe hajrin bashkëpunimin me Ilir Metën”.
“Doktor largohuni ju dhe shumë të tjerë nga e djathta që e kthyet PD në gazin e botës, nuk mundët dot as Safetin”.
“Foli Kukësi o Sali, po të thotë të ikësh në shtëpi bashkë me Liken”.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128