Foto-Lajm/ Pakti PS-Rithemelim sjell hare mes deputetëve! Dash Sula “shkrin” gazit socialisët, përqafime në dyert e Kuvendit

Në këto 5 muaj që Rithemelimi ka çuar para një "aksion opozitar", duke mos lejuar zhvillimin e seancave plenare.
Dash Sula ka qenë padyshim një ndër figurat më kryesore. I ashpër në fjalime, deputeti shpesh është bërë objekt i mediave, edhe për shkak të veshjeve, apo detajeve që ka sjellë në Kuvend.
Megjithatë, pas konsesusit mes palëve PS-Rithemelim, gjërat duket se nuk janë sheshuar vetëm në sallën e Parlamentit, por edhe jashtë. Pasi ka përfunduar seanca plenare, deputeti, Dash Sula është parë që të afrohet tek Ulsi Manja, Bled Çuçi dhe Damian Gjiknuri.
Teksa të tre emrat e PS ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Sula i është bashkangjitur, në atë që duket një bisedë tejet miqësore dhe gazmore.
Si duket edhe nga shkrepja, ka qenë pikërisht Sula ai që me atë çfarë po thoshte, por edhe gjestikulacionin e përdorur, ka shkrirë gazit tre deputetët e Partisë Socialiste.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

