Gaz Bardhi: Sot PD është në krizë e ka nevojë për zgjidhje

24 Maj 2023, 22:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Gaz Bardhi: Sot PD është në krizë e ka nevojë për

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me të ardhmen e PD-së.

Bardhi komentoi daljen në skenë pas më shumë se një viti të Lulzim Bashës, duke thënë se nëse dikush mund të ketë luajtur skenarë për rikthimin e tij në krye të partisë duhet të japë llogari.

Sakaq, ai u shpreh se kreu i ri i PD-së do zgjidhet së shpejti pasi kjo forcë politike nuk mund të rrijë në pritje, por do hyjë në një proces të brendshëm zgjedhor që do ndërmerret nga organet e partisë.

“Nuk jap llogari për atë që bën Basha. Unë nuk jam analist. Aktiviteti i sotëm i Bashës nuk ka lidhje me organet e PD-së në sensin formal. Unë nuk jam zëdhënësi i Bashës. Leximi im është që ccdo deputet mund të bëjë takime të tilla. E kam lexuar aktin e dorëheqjes së Bashës si shërbin ndaj demokratëve. Sot nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim.

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend.

I ftuar në studio, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur lidhur me mundësinë e rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, opsion ky i shumëpërfolur pas nisjes së takimeve të tij me të rinjtë.

Bardhi u shpreh se Basha e dha dorëheqjen për tu shërbyer demokratëve e për të mos nxitur më tej krizën, situatë kjo që është sërish një realitet në PD, ndaj shtoi se zgjidhjen për partinë nuk e sheh të lidhur me një emër, qoftë ai edhe Lulzim Basha.

“Nuk e di qëllimin dhe objektivat e takimit. Si ço politikan aktiv secili ka të drejtën e detyrimin të jetë në kontakt me qytetarët. Diskutimet brenda PD kurrë nuk i kam bërë me emra të caktuar. Kushdo që mohon një krizë në PD i kujtoj të kthejë kokën pas në rezultatet e 14 majit.
Rezultat që kërkon pjekuri nga secili prej nesh për të reflektuar. Të mos nxitohemi për mundësinë e zgjidhjes brenda PD, e nuk dua të nxitoj në asnjë koment pa një qëndrim të qartë të cilitdo.

 

 

Po ndodh...

ide