Gazbardhistët te Berisha, fali zot se nuk e dinë ç'po bëjnë, shkojnë për vetulla por do të nxjerrin sytë!
Mbledhja e Berishës, (E martë 5 shtator 2023), me deputetë të opozitës, të ngjan me protestat që zhvillohen nga serbët e Bosnjes në mbështetjet te Milorad Dodik, edhe ai njësoj i sanksionuar non grata nga ShBA dhe BE.
Deklaratat e vazhdueshme të zyrtarëve amerikanë, që u kujtonin demokratëve se Berisha është e shkuara, se ata nuk mund të kenë asnjë marrëdhënie me nongratat nëse duan aleancë me Perëndimin, janë ende në fuqi dhe madje më të prera.
Kush mendon se SHBA dhe Britania e Madhe mbështesin një opozitë të korruptuar të Berishës, (Siç ata e kanë specifikuar në sanksionimin non grata), përballë një të korruptuari tjetër siç është qeveria Rama, thjesht po kërkojnë që tu hedhin hi syve disa militantëve, të cilëve çfarëdo tu thuash, e hanë si ushqim të perditshëm, jetik për mbijetesë.
Disa deputet kanë rënë pre' e këtij manipulimi, Berisha-Bardhi, disa të tjerë thjesht kanë marrë lejen e rradhës, tenderin e rradhës, një pagese të majme, apo një premtim imagjinarë. Për ata ka rëndësi perfitimi momental: Me mirë një vezë sot, se sa një pulë mot!
Takimi i nesërm i Sali Berishës është sfida më e madhe, ndaj SHBA dhe BE. E gjitha vlen vetëm kaq.
- Ata ishin bashkë kundër Edi Ramës në një vit dhe çfarë arritën?! Vetë 14 maji ështé dëshmi e ketij “ suksesi”, pasi pësuan humbjen më turpëruese në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri. E pamë edhe në Rrogozhinë. Bashkimi i çoj në një humbje katastrofike. Fitorja e vetme e 14 majit, ishte kulla 68 kate në Tiranë e familjes Berisha.
- Të gjithë bashkë nuk kané asnjë mundësi që të diktojné vendimarrjen né parlament. Edi Rama i ka me tepricë votat, për çdo ligj që i duhet.
- Opozitës i duhet mbështetja e partnerëve për të ndryshuar Kodin Zgjedhore. Por a e ndihmon bashkimi me Sali Berishén këtë?! Thjesht është një kartë në duart e Edi Ramës, për të bërë çfarë të dojë, duke vazhduar të përdorë alibinë, se ka përballë nga një non grata të Perëndimit.
Nesër është dita per tu treguar partnereve dhe shqiptarëve, se cila është "lufta" e opozitës kundër korrupsionit, me Sali Bërishen në krye të tavolinës. Se si mund të jetë nesër partneriteti qeverisës me sfida dhe më të mëdha, me nje grup deputësh që po i sfidojnë hapur për hallin e Sali Berishés.
Asnjë qeveri në Shqipëri nuk është larguar nga opozita pa ndihmën e SHBA, ndërsa këta mendojnë se do ta rrézojnë Ramën me një “armik” té SHBA.
Fali o Zot se nuk dinë se çfarë bëjnë. Në vend që të vendosin vetulla, nesër me vullnet të lirë, do të nxjerrin sytë!/ Alfapress.al
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128