Gazetarët Koka dhe Hoxha përplasen për PD-në, debat edhe për Bashën dhe vulën e partisë

Situata brenda Partisë Demokratike e Shqipërisë, roli i Sali Berishës dhe fragmentimi i opozitës në vitet e fundit përplasi në studion e OFf the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetarët Bledian Koka dhe Poli Hoxha.
Koka mbrojti idenë se PD-ja ka kaluar një periudhë të vështirë me përçarje të brendshme, “non gratën” dhe krijimin e partive të reja, por sipas tij mbetet forca kryesore opozitare. Ai tha se nga viti 2021 deri në 2024 janë krijuar disa parti të reja të dala nga PD-ja. Por pavarësisht kësaj, sipas tij ka mbijetuar dhe vijon të mbetet alternativa kryesore përballë qeverisë.
Nga ana tjetër, Poli Hoxha deklaroi se vetë fakti që askush nuk sfidon Berishën në PD tregon se partia ka një pronar. Ai ironizoi situatën e opozitës dhe përmendi se Basha vijon ende betejën ligjore për vulën e PD-së në Gjykatën e Lartë.
Pjesë nga debati Koka-Hoxha
Bled Koka: E lëmë PD-në të shkojë në dreq. Hajde rregullojmë partinë e Gon Shehajt neve. Hajde të bëjmë partinë e Panos më të fortë.
Poli Hoxha: Ti po pranon që PD-ja ka pronar dhe mos u merr me atë, PD është 35 vjet. Kam qenë dhe unë student.
Bled Koka: Në Partinë Demokratike është vërtet tha zoti Malaj, parti kushtetuese aty në shumicë ata duan Berishën.
Poli Hoxha: Keni dhe këtë teorinë; hap parti tjetër.
Bled Koka: Jo nuk thashë unë hap parti. Hapin parti ato që financohen nga mbrapa që të bëjnë fiks atë punën siç e ka bërë siç u bë për shembull. Partia Demokratike nga deri në 2024-ën ka prodhuar nja katër parti të reja. Është një çmenduri e madhe këta demokraci e madhe. S'punon demokracia në PD dhe hapin parti tjetër.
Poli Hoxha: Janë akoma te PD-ja thua ti?
Bled Koka: Jo janë prodhuar katër parti të reja nga 2021 deri në 2025.
Poli Hoxha: A janë rikthyer ata? A janë prapë te Berisha ata që ikën?
Bled Koka: Enkelejd Alibeaj ku është? Dash Shehi ku është? A kanë ik këta? Gon Shehaj a ka ik ky? Lul Basha ka ikur.
Poli Hoxha: Lul Basha është në PD, në Gjykatë të Lartë, po kjo Jozefina ku është?
Bled Koka: Po pra çfarë bën aty?
Poli Hoxha: Po kështu e di unë, ka një proces ligjor që ende nuk është mbyllur dhe ti e di. Po ndjek vulën o vëlla.
Bled Koka: Kishe porosi për ta thënë këtë gjë apo doli argument
Poli Hoxha: Se ju vënë në gjumë ju thonë prisni heqjen e nongratës, por tjetër gjë është realiteti.
Bled Koka: kujdes me ju vë gjumë
Poli Hoxha: tani tani dëgjo një sekondë murizi hapi parti Jozefina Topalli Hapi parti.
Poli Hoxha: Po mirë pra. A u kthyen te Berisha? Sa u rikthye Berisha?
Bled Koka: Lul Basha është kthyer në PD. Berisha. Ti thuaj që është atje Basha për katër vjet. Unë mendoj që për ta kaluar nga ky debat. PD i ka pasur edhe thërrmimet, PD-ja i ka pasur edhe Non gratën, PD-ja ka pasur edhe sherrin e brendshëm, PD-ja dhe PD-ja pëson të gjitha bashkë me ato që përmendëm dhe ti dhe ti prapë thua që këtu ka një gjë që nuk shkon me Berishën.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128