Giorgia Meloni përshëndet vendosmërinë e kryeministrit Rama për marrëveshjen e refugjatëve mes Italisë dhe Shqipërisë

Vetëm pak orë pasi kryeministri Rama tha me bindje të plotë që marrëveshja për refugjatët mes Italisë dhe Shqipërisë do të vijojë, Giorgia Meloni ka përshëndetur vendimin e kreu të qeverisë shqiptare.
“Faleminderit Edi!” shkruan Meloni në një postim të bërë mbrëmjen e sotme në faqen e saj zyrtarë ne Facebook.
Pasditen e kësaj të marte, kryeministri Rama përgënjeshtroi lajmet në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, për refugjatët në kampin e Gjadrit, duke u shprehur i prerë se pakti do të vijojë ‘për sa kohë vendi fqinj do të dojë’.
“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë në lidhje me një citim mashtrues të raportuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: Më lejoni të përsëris, qartë dhe me shpresë njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia do ta dojë atë” shkroi Rama në reagimin e bërë.
Postimi i Giorgia Melonit:
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128