Poli Hoxha: Nëse partitë e reja anti sistemit të kapur nuk bashkohen, atëherë ato janë paterica të Ramës dhe Berishës!

30 Dhjetor 2024, 22:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Poli Hoxha: Nëse partitë e reja anti sistemit të kapur nuk

Në emisionin “3D”, analisti Poli Hoxha ka shprehur mendimin se partitë e reja duhet të bashkohen pasi në të kundërt do të mbeten thjesht patericë e PS dhe PD-së.

Poli tha se sipas tij, të rinjtë kanë mbështetjen e popullit, por po sillen në mënyrë vetë shkatërruese.

Për mendimin tim, në qoftë se, gjithmonë pa u bërë hesapet e SPAK dhe drejtësisë që unë kam shumë besim dhe shpresë që do jetë një faktor shumë shkatërrues. Partitë e reja nëse e realizojnë planin që kanë nisur të këtij bipolariteti, rithemelojnë fazë dy të tranzicionit. Këtu është e gjithë lufta për të “mbytur” këta të rinjtë pasi këta të rinjtë e kanë shancin. Shancin e kanë, pra popullin, por po sillen në mënyrë vetë shkatërruese. Duhet të bashkohen sepse nëse nuk janë bashkë janë patericat e PS, PD-së, ose të dyve bashkë”, tha Hoxha.

 

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128