Gazetarja: Siguria e politikanëve shqiptarë vihet në pikëpyetje 3 javë para zgjedhjeve

Nisur nga atentati që iu bë kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, këtë të enjte në emisionin “360 Gradë”është diskutuar dhe për sigurinë e politikanëve në Europë.
Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se siguria e politikanëve shqiptarë vihet në pikëpyetje 3 javë para zgjedhjeve. Ndërsa, eksperti i kriminalistikës është kthyer pas në vitin 2007 kur ish-presidenti George W. Bush vizitojë Fushë-Krujën. Ai tregoi se të gjithë personat aty ishin të kontrolluar dhe shtëpitë ishin të monitoruara.
Anduena Llabani: E vetmja pikëpyetje që ngrihet për sigurinë e politikanëve shqiptarë janë ato tre javët përpara zgjedhjeve vendore. Përgatitja, mitingjet, shpeshherë ne e kemi thënë dhe pse askush nuk e pranon, njerëz me rekorde kriminale dalin dhe drejtojnë fushata, merren me sistemime dhe ruajtje të individëve të caktuar. Kam përshtypjen që ruajtja në fushata është 100% e sigurtë, problemin e kanë kontigjentët dhe kundërshtarët. Rëndësi ka që ata të paguajnë mirë dhe në kohën e duhur.
Dritan Goxhaj: Unë mendoj që politikanët tanë në Shqipëri nuk rrezikohen nga krimi organizuar, i ç’organizuar do thoja unë. Ata rrezikohen nga njëri-tjetri. Thyerja e protokollit të sigurisë është e pamasë.
Ervin Karamuço: Të gjithë personat që ishin aty për ta pritur, ishin të kontrolluar. Megjithatë, prap bagigardët thoshin duart. Të gjithë shtëpitë dihej se kush kishte armë. Ka pasur shumë monitorim kur erdhi Xhorxh Bushi.
-
-
Miratohet marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet
16 Maj, 20:57 -
-
Miratohet marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet
16 Maj, 20:57
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


