
Gazment Bardhi nuk ndalet, propozon zëvendësin e Berishës për Reformën Zgjedhore

Në mbledhjen e Grupit të deputetëve të Rithemelimit dhe atyre të Gaz Bardhit që u mblodh sot në Kukës, u mor vendim për ngritjen dhe rikonceptimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend.
Deputeti Gazmend Bardhi e bëri të ditur këtë vendim para mediave duke shprehur se ka propozuar në krye të reformës zëvëndësin e Berishës, Oerd Bylykbashin.
Bylykbashi mban pozicionin e nënkryetarit të Rithemelimit.
Grupi i deputetëve ka autorizuar kryetarin e Grupit që të propozojë projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni, ku konkretisht, bashkëkryetar në emër të Grupit Parlamentar të PD-së është caktuar z. Oerd Bylykbashi, ndërkohë që anëtarë të këtij komisioni propozohen deputetët Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, z. Shpëtim Idrizi, z. Fatmir Mediu dhe z. Petrit Vasili nga Partia e Lirisë.

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128