Gërvalla rrëzon propozimin e Ramës: Para se të japë këshilla, të konsultohet me ne

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla dha një deklaratë për kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se para se të japë rekomandime duhet të konsultohej me politikanët e miqtë nga Kosova.
“Kryeministri shqiptar para se të japë rekomandime duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione. Gjë që nuk ka ndodhur”, u shpreh Gërvalla.
“Nuk ka asnjë dilemë që institucionet janë të afta për të ruajtur sovranitetin. Policia e Kosovës nuk ka qenë hakmarrëse, as ndaj terroristëve, as ndaj manastirit por përkundrazi kanë shkuar në shtëpitë e qytetarëve dhe u kanë dhënë ushqim. Nuk ka asnjë dilemë. Janë të afta institucionet të mbrojnë sigurinë e vendit”, tha zv kryeministrja.
“Pozitë dhe opozitë duhet të jemi unikë nga ajo që kërkojmë nga ndërkombëtarët, në mënyrë që t’i realizojmë së bashku”, shtoi ajo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
