
GJKKO i sugjeron SPAK-ut: Regjistroni kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Gjykata e Posaçme ka pranuar një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Më herët, prokurori i SPAK, Olsi Dado kishte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i marrë në përgjegjësi penale. SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
Ndërkohë Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.
Kujtojmë se Beleri ishte zotuar gjatë fushatës për kryebashkiak të Himarës se nuk do të lejonte grabitjen e pronave të vendasve.
Biznesmenit Artan Gaçi, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka, iu sekuestruan nga SPAK, 5 512 m2 truall, në zonën e fshatit Gjilek në Dhërmi. Sekuestro preventive u vendos pas dyshimeve të krijuara nga SPAK, për falsifikim të akteve të marrjes në pronësi të kësaj parcele toke.
Nga kjo pronë Artan Gaçi, kishte fituar edhe statusin si ‘investitor strategjik’.
Në vitin 2021, Mihallaq Bonjaku, pretendonte se i ishte vjedhur një pjesë e pronës mbi të cilën Artan Gaçi ishte shpallur investitor strategjik dhe kishte nisur ndërtimin e resortit luksoz.
Kallëzimi me 10 pika i Fredi Belerit
Ai konstaton se nga banorët e fshatit Gjilek në Himarë, trashëgimtar i të ndjerit Foto Mëhilli, është bërë pronar i një sipëfaqe toke të llojit arë, përmes një AMTP-je të falsifikuar, tokë me sipërfaqe prej 5 512 m2, të cilën më pas ia ka shitur biznesmenit Artan Gaçi.
Biznesmeni, i cili pikërisht këtë truall me sipërfaqe të konsiderueshme, në buzë të detit Jon, do ta dorëzonte më pas në Këshillin e Ministrave, për të fituar statusin e investitorit strategjik, me qëllimin për të ndërtuar aty një resort luksoz nëpërmjet kompanisë së tij ‘AG.TË’.
“Bashkia Himarë dhe konkretisht Kryetari i Bashkisë Jorgo Goro kanë përcjellë për regjistrim në ish ZVRPP Vlorë një AMTP në emër të shtetasit Foto Pavllo Mëhilli me vendndodhje në fshatin Gjilek Bashkia Himarë.
Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mëhilli figuron e ndarë një parcele në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me siperfaqe 5512 m2 e ndare si tokë truall. Kjo tokë nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht ndarja e sipërfaqeve toke truall”, thuhet në kallëzimin penal nga Fredi Beleri.
Sipas Fredi Belerit dhe asaj çfarë ai kishte mundur të zbulonte, kjo tokë që më pas kaloi në pronësi të biznesmenit Artan Gaçi, nga shtetasi Stavri Mëhilli, nuk kishte qenë kurrë truall, por kishte qenë në fondin bujqësor të fshatit Gjilek.
Ndërkohë që ligji sipas tij e përcakton shumë qartë se çfarë është tokë truall dhe çfarë jo, ku në këtë rast është e qartë se toka bujqësore në pronësi të fshatit Gjilek është ndarë si tokë truall, për t’i shërbyer më pas biznesmenit Artan Gaci, për qëllimet e veta. Pra, sipas Fredi Belerit, kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, nuk duhet të ëonte për regjistrim një AMTP të tillë, që ishte nxjerrë qëllimisht jashtë fondit bujqësor të fshatit, arsye për të cilën ai ka kërkuar edhe ndjekjen penale të kryebashkiakut Goro, që është ende në detyrë,
“Kryetari i Bashkisë Himarë në asnjë lloj mënyre nuk mund të dërgonte për regjistrim një sipërfaqe toke jashtë fondit të tokës bujqësore dhe për më tepër që nr kadastral i parcelës i përcaktuar në AMTP, për sipërfaqen 5512 m2, konkretisht me nr 36/36/1 nuk përputhen me asnjë nga nr kadastrale të hartës kadastrale, në bazë të të cilës është bëreë ndarja e tokës bujqësore dhe që pasqyron ngastrat dhe fondin e tokës bujqësore të kooperativës së fshatit Gjilek-Dhërmi në kohë, hartë që Bashkia Himarë e posedon. Dërgimi i kësaj AMTP per regjistrim me procedure te veçantë sipas përcaktimeve të bëra ne shkresën përcjellëse dërguar ne ZVRPP Vlore është haptazi ne kundërshtim me ligjin”, thuhet më tej në kallëzimin penal të Fredi Belerit.
Këtu duket se fillon edhe implikimi i Artan Gacit në këtë aferë, pasi me tu regjistruar sipërfaqja e tokës prej 5 512 m2 në emër të shtetasit Stavri Mëhilli, kjo familje ia kalon tokën në pronësi biznesmenit Gaci, ndërkohë që Fredi Beleri pretendon në kallëzimin e tij se firma autentike në AMTP-në e vitit 1994, që ka shërbyer për ndarjen e tokave në fshat, dhe pikërisht për këtë pronë bujqësore, është e falsifikuar.
Një tjetër shkelje që Fredi Beleri evidentoi në AMTP-në që u përdor si dokument për përvetësimin e pronës së fshatit Gjilek, fillimisht nga trashëgimtari i familjes Mëhilli ishte edhe fakti që në këtë AMTP ishte ndërruar zëri kadastral.
“Nga përmbajtja e AMTP në emër të Foto Mëhilli duket qartë se nr kadastral ose nr i ngastrës 36/36/1 nuk ka ekzistuar në vitin 1994 moment në të cilin është ndarë tapia. Dukshëm AMTP është përputhur me hartën aktuale të ASHK Vlorë dhe për rrjedhim është e falsifikuar”, thuhet në kallëzimin penal të Fredi Belerit.
Sipas Fredi Belerit, përgjegjësia e Jorgo Goros, si kryetar i Bashkisë së Himarës, qëndron më tej në faktin se ai mori të mirëqenë deklaratën e përfituesit Stavri Mëhilli, pa marrë parasysh numrin e kadastrës dhe të vendosjes së ngastrës së tokës që përkonte me një numër kadastral në rrethin e Vlorës.
”Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar plan vendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie”, thuhet më tej në kallëzimin penal të Belerit.
Por për Fredi Beleri të gjitha veprimet dhe mosveprimet e kryetarit të Bashkisë Jorgo Goro, janë bërë me qëllimin e caktuar për të favorizuar biznesmenin Artan Gaëi, që është njëkohësisht edhe bashkëshorti i ministres atëkohë të Mbrojtjes, Olta Xhaëka, e cila më pas mbajti edhe detyrën e Ministres së Jashtme, deri në muajin shtator të vitit 2023, kur edhe u largua nga ky post nga kryeministri Rama. Xhacka, që sipas Belerit, nuk deklaroi konfliktin e interesit që kishte me detyrën, si përfituese e drejtpërdrejtë e këtij investimi strategjik, në një tokë që më pas do të rezultonte me letra të falsifikuara.
“Të gjitha veprimet e kundraligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë pasi është blerë është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaci, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme. Edhe shtetasja Olta Xhaëka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në kallëzimin penal të Belerit.
Sipas gjetjeve të kryera nga SPAK, rezultoi se:
Pasuria e shitur nga shtetasi Stavri Mëhilli, kryer ndaj personit Artan Gaçi, ishte kryer nëpërmjet një akti të rremë AMTP-je.
Rezulton se 12 gusht 2020 Këshilli i Qarkut Vlorë, ka dërguar pranë ASHK-së praktikat e krijuara nga drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.
Akti në fjalë përmban listën emërore të shtetasve për të cilën është dërguar një kopje e formularit nr.6, i cili gjendet sipas inventarit fizik në DAMT (Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës), për fshatin Gjilek, me numër rendor nga 1 deri në 248.
Në numrin rendor 142 ndodhet emri i Foto Pavllo Mëhilli, dhe rubrika shënime, ka shënimin “pa vulë”.
SPAK konfimoi po kështu se AMTP-ja e përdorur nga shtetasi Stavri Mëhilli, trashëgimtar i Foto Mëhillit, kishte një numër kadastral që nuk i përkiste aspak, fshatit Gjilek në Dhërmi, në juridiksionin e Bashkisë Himarë, por një zonë kadastrale në qytetin e Vlorës.
Nga hetimet rezulton se Goro ka shënuar se AMTP-ja në emër të Stavri Mëhillit, është konfirmuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive në Vlorë. Gjë që në fakt rezulton se nuk është e vërtetë, pasi kjo zyrë nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Bashkisë Himarë.
Hetuesit e BKH-së me 18 shtator 2023, zbarkuan edhe në Bashkinë Himarë dhe bënë kqyrjen e regjistrit të Korespodencave të institucionit për vitin 2019.
SPAK zbuloi se Bashkia në fjalë ishte tërësisht në dijeni të gjendjes faktike të pronës së shtetasit tashmë të ndjerë, Foto Pavlo Mëhilli, që kishte si trashëgimtar të tij Stavri Mëhillin.
Shkresa e Jorgo Goros nuk i përgjigjet rrethanave të faktit, pasi nga dokumentacioni i këqyrur dhe i marrë, në kuadër të hetimit rezulton se Bashkia Himarë ka qenë plotësisht ne dijeni të gjendjes juridike të pasurisë së ndarë në favor të Foto Pavlo Mëhilli.
Nga të dhënat rezulton se Stavri Mëhillit, iu deshën vetëm 5 ditë për të regjistruar pronën prej 5512 m2 në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Pasi më herët mori konfirmimin, kjo falë Bashkisë Himarë se kjo pronë ishte e tija”, thuhet në dosjen hetimore.
Prona në fjalë është regjistruar brenda 5 ditëve, nga momenti kur Stavri Mëhilli aplikoi.
E gjithë procedura e regjistrimit të pronës me sipërfaqe 5512 m2, rezulton se ka nisur dhe është përfunduar vetëm nëpërmjet praktikës së përcjellë nga Bashkia Himarë, e cila është shoqëruar nga shkresa e nënshkruar nga kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro. Asnjë dokument tjetër nuk rezulton të ketë shërbyer për qëllime të regjistrimit të pasurisë në fjalë, vec atyre të përcjella nga Bashkia Himarë.
Vetëm 10 ditë pasi bëri të vetën pronën, rezulton se Stavri Mëhilli, të ketë kryer shitjen te kompania ndërtuese në emër të biznesmenit Artan Gaëi. Me një vlerë prej 120 milionë lekësh të vjetër, për një sipërfaqe prej 5512 m2, në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, pra, toka u shit për vetëm 21 mijë lekë të vjetra m2.
Pra, sic thamë më lart, prona u regjistrua më datë 17 shkurt 2020, ndërsa Artan Gaçi e ka likuiduar këstin e parë me 25 korrik 2019, pra disa muaj përpara se Mëhilli të dispononte certifikatën e pronësisë.
Pra tashmë edhe për prokurorinë ishte e qartë se trashëgimtari i familjes Mëhilli, kishte vetëm një pronë prej 1200 m 2 në fshatin Gjilek, dhe ndërkohë kishte shitur te kompania ndërtuese e bashkëshortit të Olta Xhaçkës, një truall prej 5512 m2, që nuk ishte në pronësi të tij.
SPAK ka bllokuar tashmë këtë pronë./Oranews

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128