GJKKO merr vendimin për Fredi Belerin

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Vendimi është shoqëruar me tensione dhe ovacione në sallën e gjyqit.
“Turp, turp, të korruptuar”, kanë thirrur disa nga të pranishmit në seancë.
Përpara dhënies së vendimit nga gjykata, Beleri hodhi sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po e mban në burg për interesat e veta politike.
“Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje. Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet. Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzgjedhjes si kandidat por edhe o koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve”, tha Beleri.
Beleri ndodhet në paraburgim me akuzën për blerje votash për zgjedhjet lokale të 25 prillit të këtij viti.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

