
Gjobat për fermerët që protestuan në Maliq/ Balla: Do rishikohen...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaron për Euronews Albania se do të rishikohen gjobat për fermerët e fushës së Maliqit, të cilët protestuan këtë të hënë për çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.
Balla la të kuptohet që gjobat e vendosura gjatë protestës, ku më e madhja ishte 100 mijë lekë mund të hiqen.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Korçës, ku disa prej tyre u shoqëruan në komisariat.
Nga 3 fermerët e shoqëruar në komisariatin e Maliqit, vetëm njëri prej tyre është gjobitur më shumë se 100 mije lekë të reja për kundërshtim të forcave të policisë.
23 fermerë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e kësaj proteste kanë marrë masë administrative për parkim të gabuar për mjetet e tyre bujqësore në aksin nacional.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128