Gjykata e Posaçme vendos sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, avokatët do të paraqesin disa kërkesa! Çfarë pritet të ndodhë në seancë

Gjykata e Posaçme do të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, ku SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi”.
Gazetarja Klodiana Lala ka kontaktuar me dy avokatët e ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, të cilët kanë thënë se “në seanca do të paraqesin disa kërkesa paraprake, duke i konsideruar të rëndësishme për ecurinë e procesit”.
Kjo do të thotë se ky proces pritet të zgjasë disa orë, pasi gjykata duhet të shqyrtojë të gjitha të dhënat, provat dhe faktet që ka prokuroria për ashpërsimin e masës, më pas do të ketë edhe një vendim.
Ndërkohë Gjykata i ka dërguar fletë thirrje ish kryeministrit për t’u paraqitur në proces, por Berisha nuk do të jetë i pranishëm dhe pritet të përfaqësohet nga dy avokatët e tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.
Gjykata do të kërkojë kohë për t’i dhënë përgjigje të gjitha kërkesave të avokatëve të Sali Berishës.
Ligji parashikon se që nga momenti që SPAK depozitoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nuk duhet të kalojë afati 5 ditor dhe kjo e detyron Gjykatën që brenda ditës së sotme të marrë një vendim për Sali Berishën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




