Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit
Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për shpifje mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e prokurorit Elvin Gogaj, ndërsa seanca e radhës u caktua më 6 maj.
Në seacën e 15 prillit ku ishin të pranishme të dyja palët, Nushi lexoi pretendimet e saj, ku kërkoi dënimin e Albana Vokshit për veprën penale të “Shpifjes”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.
Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshni për veprën penale të “Shpifjes”.
Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
