Greqia me sytë nga Tirana/ Mbahet sot seanca për Fredi Belerin, OMONIA paralajmëron protesta

11 Dhjetor 2023, 11:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Greqia me sytë nga Tirana/ Mbahet sot seanca për Fredi Belerin, OMONIA

Sytë e Greqisë do të kthehen sot nga Shqipëria, teksa pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit për t’u liruar nga qelia.

Beleri ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lirimin nga qelia, në mënyrë që të mund të betohet në detyrën si kryetar i bashkisë së Himarës, pas fitimit të mandatit në zjgedhjet e 14 majit.

Mediat greke raportojnë se mbështetësit e Belerit do të organizojnë një protestë para SPAK, duke kërkuar lirimin e tij.

“Një tubim njerëzish, përfshirë miq dhe të afërm nga Himara, pritet të jenë jashtë gjykatës për të shprehur mbështetjen për Belerin, i cili ndodhet në burg prej shtatë muajsh”, njoftoi media shtetëror greke ERT.

Nga ana tjetër, edhe Omonia ka njoftuar mbajtjen e një proteste. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Omonia u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, që do të mbahet në orën 14:00, kohë kur është përcaktuar të mbahet edhe seanca gjyqësore.

“Himara më 14 maj zgjodhi kryetarin e Bashkisë. Çdo vendim ndryshe nga ai që do populli, është i papranueshëm. Koha që tallja të marrë fund”, thuhet në postimin e Omonias.



Po ndodh...

ide