
Haklaj: Kemi krijuar Polin e Tretë, Demokratët Euroatlantikë të regjistruar, koalicion me 27 parti dhe lista të hapura!

Ish-deputeti Azgan Haklaj dha detaje nga koalicionet dhe aleancat e Demokratëve Euroatlantikë për zgjedhjet e 11 Majit si parti dhe Pol i Tretë. Ai pohoi se tashmë janë regjistruar, është gjetur formula, do kandidohet me lista të hapura dhe aleancë me 27 parti politike, përfshi Alibeajn dhe Shehin.
“Basha është krijuesi i vetëm i tortës, por do jetë edhe përgatitësi i hallvës së “Trekëndëshit të Bermudës”. Më 9 Shtator Lulzim Basha do shpallë luftën me trekëndëshin, ndaj pushtetit të korruptuar, me mandate të krimit. Lulzim Basha ka një grup me 100 mijë vota. Po votove Ramën, ke dhe Berishën brenda. Ditën e hënë mblidhet Këshilli Euroatlantik, jemi të regjistruar, kemi gjetur formulën e duhur, jemi të regjistruar. Ne jemi alternativë konkurruese. Padiskutim Lulzim Basha del deputet, kini durim, jemi alternativ me doktrinë ekonomike”, tha Haklaj.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128