Humbja e opozitës/ Vangjeli: Çdo qytetar që ka votuar më 14 maj ka pasur parasysh faktin se Berisha është i papranueshëm nga SHBA

22 Maj 2023, 17:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Humbja e opozitës/ Vangjeli: Çdo qytetar që ka votuar më

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një koment rreth deklaratave të sotme gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së në vendin tonë duke e lidhur me zgjedhjet vendore duke thënë se humbja e opozitës lidhet edhe me shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

Sipas tij, qytetarët e kanë marrë parasysh faktin që është i papranueshëm nga Amerika.

“Ne shqiptarët jemi trima dhe luftëtarë në luftë por s’jemi të tillë në paqe. Kanë qenë 3 ose 4 deklarata sot në stërvitjen e radhës së NATO-s në Shqipëri. Gara ka qenë e pabarabartë edhe në 2014 edhe pse ka nisur të krijohet edhe një frymë antiamerikane e rrezikshme në Shqipëri.

Çdo qytetar që ka votuar edhe më 14 maj e ka parasysh, jo armiqësinë e PD me SHBA por me atë që ka të bëjë me pjesën kryesore të asaj, i papranueshëm me SHBA.

Në 2021 ka ndodhur diçka interesante, në zgjedhjet e ndodhura në prill, në 2 javët e para do niste transporti i logjistikës së NATO-s në Rinas. Nëse i rikthehemi kujtesës, ka qenë greva e kontrollorëve të Rinasit. Tentativat që u bënë për të politizuar nj2ë grevë të tillë u kthyen në bomerang të jashtëzakonshëm”, tha Vangjeli në Report TV.

 

Po ndodh...

ide