Sulmi i 11 shtatorit, Basha: Akti terrorist që dështoi të ndryshonte vendosmërinë e SHBA për liri dhe demokraci

11 Shtator 2024, 10:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Sulmi i 11 shtatorit, Basha: Akti terrorist që dështoi të

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorin e 2001 ndaj kullave binjake në SHBA.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se bota u trondit nga aktet e terrorit që lëkundën botëkuptimet e deriatëhershme të paqes dhe sigurisë, por nuk ndyshuan dot vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qëndruar si busull orientuese për vlerat e shenjta të lirisë dhe demokracisë.

Ai më tej shprehet se gjithmonë do jemi në krah të aleatëve strategjik duke përkujtuar 3 mijë viktimat e sulmit barbar mes tyre edhe tre bashkëkombasit, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.

Postimi i plotë i Bashës:

Më 11 Shtator 2001 bota u trondit nga aktet e terrorit që lëkundën botëkuptimet e deriatëhershme të paqes dhe sigurisë, por nuk ndyshuan dot vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qëndruar si busull orientuese për vlerat e shenjta të lirisë dhe demokracisë për të gjithë.

Sot dhe përherë në krah të aleatëve tanë strategjik, përkujtojmë tre mijë viktimat e pafajshme të sulmeve barbare, mes tyre edhe tre bashkëkombasit, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.
????????????????????

 

Po ndodh...

ide