Dhunimi i avokatit të tij Kujtim Cakranit, reagon ashpër Ilir Meta: U godit nga dy banditë

8 Shkurt 2026, 20:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Dhunimi i avokatit të tij Kujtim Cakranit, reagon ashpër Ilir Meta: U

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me dhunimin e avokatit të tij Kujtim Cakrani në Vlorë.

Meta në një postim në rrjetet sociale, ka dënuar ashpër dhunën ndaj Cakranit, ndërsa ky i fundit sipas tij është goditur nga dy banditë. Ai i ka bërë thirrje autoriteteve që t’i vënë para ligjit dy autorët.

Më tej, ish-presidenti i Republikës, thekson në postimin e tij se nuk është hera e parë që avokatët sulmohen, pasi sipas tij “jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë”.

Ndërsa në fund ai shpreh solidaritetin e tij për Cakranin dhe familjen e tij.

Postimi i plotë i Metës:

Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.

Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.

Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!

Kujtojmë që sot në qytetin e Vlorës, avokati Kujtim Cakrani u dhunua fizikisht nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 në rrugën Transballkanike në karburantin ku do të furnizonte automjetin me karburant avokati.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se debati mes Cakranit dhe dy djemve të rinj është përshkallëzuar pasi avokati kishte parkuar para karburantit duke shkaktuar bllokimin e mjeteve të tjera që ishin në radhë pas tij.

Pas ngjarjes së rëndë, autorët që dhunuan fizikisht avokatin janë zhdukur nga vendngjarja. Por megjithatë bëhet me dije se është bërë i mundur identifikimi i automjetit të tyre.

Po ndodh...

ide