“I kam njoftuar vetë”/ Argita tregon çfarë porosie iu la fëmijëve pas arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

30 Tetor 2023, 21:38 / POLITIKË ALFA PRESS

“I kam njoftuar vetë”/ Argita tregon çfarë porosie

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, Top Channel ka qenë vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi.

Në fjalën e saj, Malltezi ka treguar se si e ka përjetuar momentin kur bashkëshorti i saj është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Teksa nga ana tjetër me të gjithë teleshikuesit ka ndarë edhe momentin kur u ka treguar këtë gjë fëmijëve të saj.

“Momente të vështira ka shumë. Më të vështirat kanë qenë ato ku përgjegjësia e demokratëve të thjeshtë, më kanë mbështetur në çdo moment, ka qenë një barrë e madhë për tu mbajtur. Sot unë bëj një betejë për të drejtën, solide në aspektin juridik dhe politik. Momente të vështira ka patur plot por kjo është jeta. Fëmijët i njoftova vetë, vajzën, se djali ishte me prindërit. Iu kam kërkuar që të vijonin përditshmërinë e tyre.

Ka një moment për çdo gjë, ai ishte momenti për të marrë situatën në dorë.”- tha Argita Berisha.

 

Po ndodh...

ide