Sulmi në Ankara, reagon Rama: Akt burracakërie, Europa ta ndihmojë Turqinë të luftojë terrorizmin

Kreyministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me sulmet terroriste në Ankara. Sipas Ramës këto janë akte burracakërie që duhen dënuar fuqimisht. Ai shton se kjo duhet t’i shërbejë Europës të kuptojë dhe ta ndihmojë Turqinë që të luftojë terrorizmin.
Postimi në X:
Akti terrorist në Stamboll është një akt i shëmtuar burracakërie që Shqipëria e dënon fuqimisht. Duhet të ndihmojë shumë në Europë që të kuptojnë dhe ndihmojnë Turqinë të luftojë terrorizmin.
Mëngjesin e sotëm u dëgjua një shpërthim i fuqishëm afër parlamentit në Ankara, e cila u pasua nga të shtëna me armë. Dy policë mbetën të vrarë dhe 1 i plagosur, ndërsa agresorët u asgjësuan më pas nga policia.
Pritet të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me shkaqet dhe personat e implikuar në këtë ngjarje.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
