I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve, vizitë në Gjykatën Kushtetuese, kryetarja Zaçaj: Mundohen të na përfshijnë në diskursin politik

Ditën e sotme (22 janar) i Ngarkuari me Punë nga ambasada amerikane në Shqipëri, David Wisner ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj dhe anëtarë të tjerë të këtij institucioni.
Zaçaj gjatë takimit e vuri theksin në peshën e rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit sa i takon kompetencave mes organeve shtetërore si dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore.
Mes të tjerash, ajo evidentoi edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, më aktualja prej të cilave lidhet edhe me gjyqësorizimin e politikës dhe prirjen për ta përfshirë atë në diskursin politik duke theksuar se me rëndësi është ruajtja e integritetit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kushtetues duke u mbështetur vetëm tek ligjet.
Në përfundim, u cek edhe numri në rritje i çështjeve si dhe pamjaftueshmëria e buxhetit për mjetet financiare dhe njerëzore të kësaj gjykate.
-
-
-
-
Sporti në zi, shuhet legjenda e futbollit italian
22 Janar, 20:44 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





