I shpallur non grata në Shqipëri, ekstremisti grek në krye të protestës për Belerin në Athinë

Ekstremisti grek Babis Karathanos ishte në krye të protestës së zhvilluar të martën para ambasadës shqiptare në Athinë në mbështetje të Fredi Belerit.
Karathanos është i shpallur non grata në Shqipëri për thirrje antishqiptare.
Ai u ndalua të hynte në Shqipëri në 2019, për 1 vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifas.
Emri i Babis-Harallambos Karathanos është i lidhur me një ngjarje tragjike në jug të vendit.
Në prill 1994 sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe për pasojë vriten dy ushtarakë shqiptarë, një oficer dhe një pjesëtar i FA i cili u ekzekutua në vendroje.
Karathanos arrestohet një vit më pas në Greqi, pasi akuzohej nga autoritetet shqiptare si njeriu që hyri në territorin shqiptar bashkë me një grup të armatosur prej shtatë personash të cilët kryen masakrën.
Mes të arrestuarve ishte edhe Fredi Beleri, por të gjithë të ndaluarit u liruan.
Ende nuk ka një autor përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë të vitit 1994.
-
-
-
Një sugjerim miqësor për deputetët që ndoqën Berishën!
23 Maj, 18:00 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




