Ilir Meta kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn seancën! Avokati sqaron arsyen

17 Tetor 2025, 11:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Ilir Meta kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn seancën!

Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancen per Ilir Meten, i cili kerkon lirimin nga qelia. 

Avokati Kujtim Cakrani tha se u caktua data 23 ne oren 14:00, qe koincident edhe me datën e seancës paraprake. Sipas avokatit shkak i shtyrjes është pasi nuk ishin ne dijeni për gjyqtarin qe do te shqyrtonte kërkesën per zëvendësimin e masës se sigurisë.

“Ne shkuam ne seancë, ishim njoftuar nga sekretaria e gjykatës. Ne konstatuam se nuk ishte shënuar emri i gjyqtarit. Kjo një çudi e madhe. Unë kërkova që të shtyhej seanca me qëllim që ti komunikoj Presidentin emrin e gjyqtarit, pasi ai është në konflikt interesi me gjyqtarin. Gjyqtare është Saida Dollani”, tha avokati Kujtim Cakrani.

Ish-Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet aktualisht në paraburgim, pas një mase sigurie të vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve të SPAK, ku ai akuzohet për një sërë veprash penale të lidhura me korrupsionin.

Kujtojmë Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit, ndërsa mbrojtja e tij e ka cilësuar masën si të pajustifikuar dhe politike.

 

Po ndodh...

ide